“Zëri i Sadovicës”, kundër shpopullimit dhe rikthimit të banorëve të dikurshëm

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
28 Gusht 2026, 14:49 | Sociale

Festa për të ndaluar shpopullimin dhe me shpresën e rikthimit të banorëve të dikurshëm.

Ky është qëllimi që për të tretin vit me radhë disa banorë të Sadovicës në Bashkinë e Beratit organizojnë aktivitetin “Të festojmë së bashku” në sheshin e kishës shekullore së bashku me qiparisin e saj dhe me sfond malin e Shpiragut.

Në fakt, edhe pjesëmarrësit e kanë mirëpritur këtë iniciativë duke u përpjekur të sjellin fëmijë dhe nipër në rrënjët e vendlindjes së tyre.

Ndërsa aktiviteti premton se do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, a është e mjaftueshme që vetëm një herë në vit ky fshat të gumëzhojë si dikur? A do të mjaftojë vetëm dëshira qoftë për të ndaluar shpopullimin e mëtejshëm të kësaj zone? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos