
Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman.
Rreth orës 12:00, Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka marrë njoftim për gjetjen e trupit në këtë zonë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për identifikimin e kufomës, shkruan A2CNN.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. (A2 Televizion)