Raketa e SpaceX drejt Hënës, ndërsa Falcon 9 shënon fluturimin e 18-të

Nga A2 CNN
5 Gusht 2026, 11:58 | Bota

Raketa e SpaceX drejt Hënës, ndërsa Falcon 9 shënon

Një raketë Falcon 9 e kompanisë SpaceX pritet të kryejë fluturimin e saj të 18-të, ndërsa një pjesë tjetër e së njëjtës raketë është bërë objekt vëmendjeje pasi mbeturinat hapësinore të saj janë vendosur në një trajektore që mund ta çojë drejt përplasjes me Hënën.

Falcon 9 është një nga raketat më të përdorura dhe të ripërdorshme të SpaceX. Pas nisjes, pjesa përforcuese e raketës rikthehet në Tokë për t’u përdorur sërish, ndërsa pjesa e sipërme vazhdon udhëtimin në hapësirë.

Pjesa e sipërme që ndodhet në kurs drejt Hënës vjen nga një lançim i Falcon 9 në janar të vitit 2025. Ndërkohë, më 10 gusht, përforcuesi i përdorur në atë mision pritet të rikthehet në fluturim për të dërguar 29 satelitë Starlink në orbitën e ulët të Tokës, shkruan A2CNN. 

Nisja do të kryhet nga Stacioni i Forcave Hapësinore të Kepit Canaveral në Florida dhe do të shënojë fluturimin e 18-të për këtë raketë specifike Falcon 9.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te menaxhimi i mbetjeve hapësinore dhe sfidat që sjell përdorimi gjithnjë e më i madh i hapësirës për misione komerciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos