Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2026, 12:39 | Politikë

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se i ka disbursuar 8,5 milionë euro Ermal Beqirit.

Gjatë konferencës për media, Berisha theksoi se Beqiri është de facto presta nome i interesave të kryeministrit Edi Rama.

Së fundmi, Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t'i disbursojë 8.5 milionë euro për t'i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë, mund të bllokojë rolin e tij si prestanome, si përfaqësues, si ndërmjetës i Edi Ramës në fushën e tij të suksesit, siç kishte shpallur ai AKSHI-n, kopshtin e tij privat. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, si dhe mosbllokimin e kompanive të tij nga organet e drejtësisë, të cilat në një inerci bashkëpunimi, jo vetëm në këtë rast, por dhe në raste të tjera nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos