“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Nga Xhevahir Qardaku
18 Shtator 2025, 15:36 | Bota

Dita e dytë e vizitës në Britani i rezervon më pak pompozitet dhe më shumë politikë. Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua me kryeministrin Keir Starmer.

Çështjet në tryezë ishin të shumta, nga një marrëveshje tregtare 204 miliard dollarëshe, tek politika e jashtme dhe siguria.

Në takimin bilateral u diskutua dhe për konfliktet që trazojnë botën, nga ajo Izrael-Hamas në Rripin e Gazës e deri tek ndalimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shkruan A2 CNN.

Trump vlerësoi “lidhjen e pathyeshme” me Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se bashkëpunimi i ri do t'i ndihmojë të dy vendet të “dominojnë” të ardhmen e inteligjencës artificiale.

Ndërkohë, Princesha e Uellsit kaloi kohë me Zonjën e Parë Melania Trump, duke takuar një grup skautësh të rinj në Windsor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos