
Lufta vazhdon edhe në paqe. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut njofton se të paktën 127 civilë ishin vrarë në Liban në sulmet e ushtrisë izraelite që nga armëpushimi i arritur gati një vit më parë.
Gjithashtu, bën thirrje për një hetim dhe që armëpushimi të respektohet, shkruan A2.
“Pothuajse një vit që nga arritja e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit, ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të sulmeve në rritje nga ushtria izraelite, që rezultojnë në vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e objekteve civile në Liban, të shoqëruara me kërcënime alarmuese për një ofensivë më të gjerë dhe të intensifikuar”, tha një zëdhënës i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Ai shtoi se numri përfshinte vdekjet që i kishte verifikuar bazuar në metodologjinë e vet të rreptë, por se niveli real mund të jetë më i lartë. (A2 Televizion)
