Raportohen 13 të vrarë, Forcat Ajrore të Pakistanit bombardojnë talebanët në Afganistan

Nga Xhevahir Qardaku
22 Shkurt 2026, 11:54 | Bota

Forcat ajrore të Pakistanit kanë kryer një sulm ajror në Afganistan në orët e para të së dielës, duke goditur disa zona përgjatë Linjës Durand, në kufirin mes të dyja vendeve.

Sipas burimeve të sigurisë, të paktën 13 militantë të quajtur “Tehrik-e-Taliban Pakistan” janë vrarë në operacion. Aviacioni pakistanez ka shënjestruar baza të dyshuara të grupit në lindje dhe juglindje të Afganistanit, veçanërisht në distriktin Barmal të provincës Paktika, ku janë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme.

Disa media ngrenë shqetësime për viktima civile të mundshme, pasi raketat dyshohet se kanë goditur objekte të banuara, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar.

Ministria pakistaneze e Informacionit konfirmoi sulmet, duke thënë se ato synonin strehë të terroristëve përgjegjës për atentate të fundit në vend, përfshirë grupe të lidhura me Shtetin Islamik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos