Zgjohen protestat kundër regjimit, Irani shpall Forcat Ajrore dhe Detare të BE si organizata terroriste

Nga Xhevahir Qardaku
22 Shkurt 2026, 11:44 | Bota

 

Irani ka shpallur “Forcat Detare dhe Ajrore” të shteteve anëtare të Bashkimi Europian si organizata terroriste. Kjo erdhi në kundërpërgjigje ndaj vendimit të Këshillit të BE-së për ta futur Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste.

Ministria e Jashtme iraniane e cilësoi vendimin e BE-së “të paligjshëm dhe të pajustifikuar”, duke theksuar se ai bie ndesh me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Më 1 shkurt, Parlamenti iranian shpalli gjithashtu “ushtritë europiane” si organizata terroriste. Ndërkohë, kreu i Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi për zhvillimet e fundit në dialogun Teheran-Uashington.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv dhe të dialogut për të çuar përpara negociatat dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.

Ndërkohë, në gjithë Iranin janë zgjuar sërish manifestimet. Studentët në disa universitete në Iran kanë organizuar protesta antiqeveritare, tubimet e para të tilla në këtë shkallë që nga shtypja vdekjeprurëse e muajit të kaluar nga autoritetet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos