Studentët organizojnë protesta antiqeveritare në Iran, të parat pas shtypjes së demonstratave

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2026, 09:33 | Bota

 

Studentët organizojnë protesta antiqeveritare në Iran, të

Studentët në disa universitete në Iran kanë organizuar protesta antiqeveritare, tubimet e para të kësaj përmase që nga shtypjet vdekjeprurëse të demonstratave të muajit të kaluar nga autoritetet, raporton A2CNN. 

Demonstresit marshuan në kampusin e Universitetit të Teknologjisë Sharif në kryeqytetin Teheran të shtunën. Mandej u shënuan përplasje midis tyre dhe mbështetësve të qeverisë.

Një protestë u mbajt në një universitet tjetër të Teheranit dhe një tubim u raportua në verilindje. Studentët po nderonin mijëra të vrarë në protestat masive në janar. SHBA-të kanë po ndërtojnë një prani ushtarake pranë Iranit dhe Presidenti Donald Trump ka thënë se po shqyrton mundësinë e një sulmi ushtarak.

SHBA-të dhe aleatët e tyre evropianë dyshojnë se Irani po shkon drejt zhvillimit të një arme bërthamore, diçka që Irani e ka mohuar gjithmonë. Zyrtarët amerikanë dhe iranianë u takuan të martën në Zvicër dhe thanë se ishte arritur përparim në bisedimet që synojnë frenimin e programit bërthamor të Iranit.

Por, pavarësisht progresit të raportuar, Trump tha më pas se bota do të zbulonte "gjatë 10 ditëve të ardhshme, ndoshta", nëse do të arrihej një marrëveshje me Iranin apo nëse SHBA-të do të ndërmerrnin veprime ushtarake.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos