
Një alpinist austriak është shpallur fajtor për “vrasje të rëndë nga pakujdesia”, pasi e dashura e tij vdiq në malin më të lartë të Austrisë vitin e kaluar. Burri, i identifikuar si Thomas P, u dënua me 5 muaj burgim me kusht dhe me një gjobë në vlerën 9,600 euro, raporton A2CNN. E dashura e tij, Kerstin G, vdiq nga hipotermia gjatë një udhëtimi ngjitjeje në malin Grossglockner në janar 2025.
I dashuri i të ndjerës u akuzua se e la të pambrojtur dhe të rraskapitur pranë majës në kushte stuhie në orët e para të 19 janarit 2025, teksa ai u shkëput prej saj për të kërkuar ndihmë.
Gjyqi ngjalli interes dhe debat, jo vetëm në Austri, por edhe në komunitetet e alpinizmit shumë përtej kufijve të saj. Prokurorët thane se alpinisti nuk u kthye prapa ose nuk kërkoi ndihmë në kohë për të ndihmuar të dashurën e tij. Ndryshe nga e dashura e tij, ai kishte përvojë të madhe në ture aplinizmi në lartësi të mëdha dhe ishte personi që kishte planifikuar turin".
Prokurorët akuzuan Thomas P.se se bëri gabime që nga fillimi dhe kanë publikuar një listë me 9 gabime. Pikëpyetja e madhe në këtë rast ishte se kur gjykimi personal dhe marrja e rrezikut mund të kthehen në një çështje përgjegjësie penale. Shpallja fajtor e aplinistit mund të ndryshojë paradigmat në lidhje me sported malore, raportojnë mediat austriake.
(A2 Televizion)