“Kam zgjidhur 8 konflikte në botë për një vit”, Trump: I dhashë fund konfliktit Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 16:36 | Bota

“Kam zgjidhur 8 konflikte në botë për një vit”,

Gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington presidenti amerikan Donald Trump tha se i ka dhënë fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

“I kam dhënë fund një konflikti mes këtyre vendeve. Unë e arrita këtë.” Kështu u shpreh ai teksa foli për Kosovën dhe Serbinë. Ai iu drejtua presidentes Vjosa Osmani me fjalët:“Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë”.

Në fjalën e tij presidenti amerikan tha se ka zgjidhur 8 konflikte në botë në vetëm një vit në mandatin e tij të dytë, teksa njoftoi se SHBA do të japë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes .

“SHBA do të bëjnë një kontribut 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të. Është një mbështetje e vogël kur sheh koston e luftës. Jemi të përkushtuar dhe së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë paqe afatgjatë në rajon. Shpresoj të kthejmë sytë e botës sesi konflikte të tjera mund të zgjidhen. Ne kemi zgjidhur 8. I kemi zgjidhur për pak ditë. Plagët e fundit mund të shërohen. Planeti do të jetë më i sigurt dhe në paqe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos