Trump urdhëron agjencitë amerikane të publikojnë dosjet për alienët dhe UFO-t

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 08:44 | Bota

Trump urdhëron agjencitë amerikane të publikojnë dosjet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se do t'u drejtohet agjencive amerikane, përfshirë Departamentin e Mbrojtjes, që të "fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit" të dosjeve qeveritare për alienët dhe jetën jashtëtokësore, raporton A2CNN. 

Trump e bëri deklaratën në një postim në Truth Social, pasi akuzoi Barack Obamën për zbulimin e informacionit të klasifikuar kur ish-presidenti tha se "alienët janë realë" në një podcast javën e kaluar.

"Ai nuk duhet ta bëjë këtë," u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, duke shtuar: "Ai bëri një gabim të madh."

I pyetur nëse mendon edhe ai se alienët janë realë apo jo, Trump u përgjigj: "Epo, nuk e di nëse janë realë apo jo".

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Obama, i tha prezantuesit të podkasteve Brian Tyler Cohen se mendon që alienët ekzistojnë realë në një intervistë të publikuar të shtunën e kaluar.

Ata janë realë, por unë nuk i kam parë dhe nuk po mbahen në Zonën 51", tha Obama. "Nuk ka asnjë strukturë nëntokësore përveçse nëse ekziston një komplot i madh dhe ata e fshehën atë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara", u shpreh Obama.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos