‘Thyhet’ Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 17:45 | Bota

‘Thyhet’ Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas

Përfaqësuesit e Iranit kanë shkuar në Katar, Arabi Saudite dhe Oman duke u kërkuar atyre të ‘trokasin’ te Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mënyrë që ai të mund të ushtrojë presion mbi Izraelin, që të bjerë dakord për një armëpushim.

Sipas mediave të huaja, në këmbim, thuhet se Irani është i gatshëm të ofrojë fleksibilitet në negociatat e tij bërthamore me SHBA-në.

Ëall Street Journal raportoi se Teherani po sinjalizonte se donte t’i jepte fund luftimeve, duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Ndërkohë pak minuta më parë Izraeli bombardoi televizionin shtetëror të Iranit, sulm të cilin e paralajmëroi pak orë më parë.

Prej rreth 4 ditësh të dyja vendet kanë shkëmbyer sulme të ndërsjellta kundrejt njëri-tjetrit, me raketa, dronë dhe avionë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos