Gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar dhe të paktën tre të tjerë janë vrarë pasi një anije mallrash u sulmua nga rebelët Huthi të Jemenit dhe u fundos në Detin e Kuq.
Sipas agjencisë së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), anija me flamur liberian dhe në operim grek, Eternity C, kishte 25 anëtarë ekuipazhi kur pësoi dëme të konsiderueshme dhe humbi të gjitha sistemet pasi u godit me raketa.
Ambasada amerikane në Jemen tha se Huthitët kishin “rrëmbyer shumë anëtarë të mbijetuar të ekuipazhit” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.
Kjo është anija e dytë që Huthit fundosin brenda një jave, pasi grupi të dielën lëshoi raketa dhe dronë në një tjetër anije mallrash me flamur liberian dhe të operuar nga grekët, Magic Seas, të cilën ata pretenduan se i përkiste një kompanie që shkeli ndalimin e hyrjes në portet e Palestinës së pushtuar.
Të 22 anëtarët e ekuipazhit të Magic Seas u shpëtuan shëndoshë e mirë nga një anije tregtare që po kalonte aty pranë. (A2 Televizion)