Italianët votojnë sot në referendume mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së shtetësisë dhe fuqizimin e mbrojtjes për punëtorët mes shqetësimeve se pjesëmarrja e ulët mund ta bëjë votimin të pavlefshëm. Sa i përket shtetësisë, italianët po I përgjigjen pyetjes nëse mbështesin reduktimin e periudhës së rezidencës së kërkuar për të aplikuar për shtetësi italiane në 5 vite, raporton A2 CNN.
Një qytetar i një vendi jo anëtar të BE, pa martese apo lidhje gjaku në Itali, duhet aktualisht të jetojë për 10 vite në vend para se të aplikojë për shtetësi, një proces që mund të marrë vite të tjera.
Mbështetësit pretendojnë se reforma mund të prekë rreth 2.5 milion shtetas të huaj që jetojnë në vend, shumica e të cilëve shqiptarë, e do të vendoste ligjin për shtetësinë në Itali në një linjë me ato të vendeve të tjera europiane si Gjermania dhe Franca. Masa u propozuar nga sindikata kryesore italiane dhe partitë opozitare të së majtës, shkruan A2 CNN.
Kryeministrja Meloni tha se do të shfaqej në qendrat e votimit por se nuk do të hidhte votën e saj. E majta ka kritikuar këtë veprim si antidemokratike, pasi sipas tyre nuk ndihmon në tejkalimin e 50 përqindëshit në pjesëmarrje për ta bërë votimin e vlefshëm. (A2 Televizion)