“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon lëvizjet politike nacionaliste

Nga Rosalba Bejdo
8 Qershor 2025, 14:49 | Bota

“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon

Papa Leoni kritikoi fuqizimin e lëvizjeve politike nacionaliste të dielën, duke I cilësuar ato si fatkeqësi. Pa përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës, para dhjetëra mijëra besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër Papa tha se Kisha duhet të hapte kufijtë, të shembte muret e te refuzonte urrejtjen e indiferencën, raporton A2 CNN.

Leoni i 14, ish kardinali Robert Prevost u zgjodh në 8 maj si pasuesi I Papa Françeskut të ndjerë, si lider i Kishës me 1.4 miliardë pjesëtarë. Para se të bëhej Papë ai nuk ja kishte kursyer kritikat presidentit Donald Trump, dhe politikave të ashpra kundër emigracionit.

“Njerëzit duhet të tejkalojnë frikën ndaj atyre që janë të ndryshëm. Ku ka dashuri nuk ka vend për paragjykim, për zona sigurie që na ndajnë nga fqinjët, apo për mendësi përjashtuese që tani tragjikisht po e shohim edhe në nacionalizmat politikë”, ishin fjalët e Papa Leonit ne predikimin e se dielës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos