Refuzuan të përballen me rebelët, dënim me vdekje për 23 ushtarë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 18:07 | Bota

Refuzuan të përballen me rebelët, dënim me vdekje për

25 ushtarë në Republikën Demokratike të Kongos u dënuan me vdekje pasi braktisën betejat kundër rebelëve famëkeq M23 në lindje të vendit të goditur nga konflikti.

Ushtarët, u shpallën gjithashtu fajtorë për vjedhje nga gjykata ushtarake pasi morën disa mallra nga dyqanet në një fshat pranë, pasi braktisën pozicionet e tyre

Në mars, qeveria hoqi një moratorium në fuqi për më shumë se 20 vjet, për dënimin me vdekje, pasi ministri i drejtësisë përmendi nevojën për të hequr "tradhtarët" nga ushtria.

Përveç 25 të dënuarve me vdekje, një ushtar u dënua me 10 vjet burg dhe një tjetër u shpall i pafajshëm.

Në maj, një gjykatë ushtarake në qytetin e Gomës dënoi me vdekje 8 ushtarë për "dezertim" gjatë luftimit të forcave rebele.

Rebelët M23 gjatë ditëve të fundit kanë marrë kontrollin në disa qytete, duke përfshirë qytetin strategjik të Kanyabayonga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos