Rëndohet bilanci i viktimave nga dy tërmetet në Venezuelë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 23:18 | Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga dy tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në të paktën 188 persona.

Gjithashtu, 1 520 persona janë plagosur, thotë Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez.

Të paktën 2 927 familje kanë humbur shtëpitë e tyre në shkatërrime.

Ndërkohë, mbi 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë kërkimet për të afërmit e tyre në një situatë kaotike të krijuar nga katastrofa natyrore, shkruan A2.

Sipas të dhënave të publikuara në një platformë të posaçme online, deri tani janë regjistruar 26.086 persona si të zhdukur.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo shifër nuk përbën një bilanc zyrtar të të zhdukurve të konfirmuar, por reflekton pasigurinë e madhe në terren, ku shumë familje ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me të afërmit e tyre.

Platforma është krijuar për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë persona të humbur, ku familjarët po publikojnë fotografi dhe të dhëna me shpresën se do të marrin informacione për fatin e tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos