
Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, mbi 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë kërkimet për të afërmit e tyre në një situatë kaotike të krijuar nga katastrofa natyrore.
Sipas të dhënave të publikuara në një platformë të posaçme online, deri tani janë regjistruar 26.086 persona si të zhdukur.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo shifër nuk përbën një bilanc zyrtar të të zhdukurve të konfirmuar, por reflekton pasigurinë e madhe në terren, ku shumë familje ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me të afërmit e tyre.
Platforma është krijuar për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë persona të humbur, ku familjarët po publikojnë fotografi dhe të dhëna me shpresën se do të marrin informacione për fatin e tyre. Sipas raportimeve, deri tani më shumë se 1.200 persona janë gjetur, pasi më herët ishin shpallur të zhdukur.
(A2 Televizion)