Reuters: SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes për mineralet e rralla

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 21:37 | Bota

Reuters: SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes për mineralet e rralla

SHBA dhe Ukraina janë në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje për mineralet, pas një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale të premten mes Trump dhe Zelensky.

Sipas burimeve të Reuters, kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet shumë shpejt, përcjell A2.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën të shpallë marrëveshjen gjatë fjalimit të tij në Kongres të martën në mbrëmje, megjithatë, burimet paralajmëruan se marrëveshja ende nuk është nënshkruar dhe situata mund të ndryshojë.

As Shtëpia e Bardhë, as administrata ukrainase nuk dhanë asnjë koment lidhur me këtë informacion.

Marrëveshja, që ishte planifikuar të nënshkruhej pas takimit mes Trump dhe Zelenskiy, u pezullua pas një diskutimi të tensionuar në Zyrën Ovale mes krerëve të shteteve. Trump e kritikoi Zelenskyn duke i thënë atij se duhej të ishte mirënjohës ndaj SHBA-së për mbështetjen e saj dhe se po "luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos