Rikthehet “telenovela” Prigozhin, Kremlini e konsideron skenar filmi raportimin e medias amerikane

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 16:32 | Bota

Çështja e vdekjes së Yevgeny Prigozhin rikthehet sërish në skenë. Kremlini akuzon “Wall Street Journal” se ka publikuar një skenar filmi në raportimin se vdekja e kreut të grupit mercenar Wagner gjatë rrëzimit të avionit është orkestruar nga sekretari i këshillit të sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev.

Media amerikane shkruajti ditë më parë se çarteri privat i Prigozhin ka shpërthyer nga disa bomba të vogla të vendosura poshtë krahëve. Për këtë raportim, “Wall Strët Journal” citon zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe një ish-spiun të Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se e ka lexuar shkrimin.

Fatkeqësisht, kohët e fundit, Wall Street Journal ka prodhuar shumë pulp fiction”, u shpreh ai.

Prigozhin, i cili ka drejtuar mercenarët e Wagner që luftuan për Rusinë në Ukrainë, sfidoi për shumë kohë udhëheqësit e ushtrisë dhe të mbrojtjes deri në organizimin e një kryengritjeje në fund të qershorit.

Dy muaj më vonë ndodhi rrëzimi i avionit dhe vdekja e tij, në atë që u konsiderua gjerësisht një hakmarrje e presidentit rus, Vladimir Putin, për sfidimin e sundimit të tij për mbi dy dekada.

Kremlini ka kundërshtuar me forcë çdo përfshirje të Putinit në vdekjen e ish mikut të ngushtë, Prigozhin. Megjithatë presidenti rus sugjeroi në tetor se avioni shpërtheu nga disa granata dore të lëshuara Brenda mjetit fluturues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos