Rinisin fluturimet në Heathrow, aeroporti u mbyll të premten, u prekën dhjetëra mijëra pasagjerë

Nga Rosalba Bejdo
22 Mars 2025, 12:37 | Bota

Rinisin fluturimet në Heathrow, aeroporti u mbyll të premten, u

Aeroporti i Heathrow-t në Londër rifilloi të operojë plotësisht të shtunën, një ditë pasi rënia e një zjarri ndërpreu energjinë elektrike, dhe mbylli një prej aeroporteve më të frekuentuara të Europës duke shkaktuar kaos global.

Industria e udhëtimeve u përball me vështirësi të mëdha për të riplanifikuar oraret e fluturimit të pasagjerëve, pasi një zjarr i madh ra tek nënstacioni elektrik në aeroport.

Disa fluturime rinisën mbrëmjen e së premtes por mbyllja e aeroportit të 5 më me shumë trafik në botë për pjesën më të madhe të ditës la dhjetëra mijëra njerëz në kërkim të dhomave të lira të hotelit, dhe fluturimeve zëvendësuese, teksa kompanitë ajrore u përpoqën të kthejnë në baza, avionët dhe ekuipazhet. Ekipe të tëra u angazhuan për të mbështetur pasagjerët e prekur.

Aeroporti duhet të menaxhonte1351 fluturime të premten me mbi 291 mijë pasagjerë, por avionët u ridrejtuan në aeroporte të tjera në Britani dhe rreth europës, ndërsa shumë të tjerë u rikthyen në pikën e nisjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos