Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 19:57 | Bota

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe politikave proteksioniste të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se ish-liderja e CDU foli në një simpozium të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës dhe teksa shqyrtoi vështirësitë gjeopolitike për Evropën nw raport me Rusinë ose Kinën, Merkel tha se po mendon për atë që "një shtet anëtar i Bashkimit Evropian mund të arrijë" mbi këto çështje.

"Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të hapur. Kjo është arsyeja pse Evropa është bërë më e rëndësishme nga sa mund të mendohet", shtoi Merkel.

Merkel tha gjithashtu se disavantazhi i Marrëveshjes së Lisbonës është se Konventa Evropiane duhet të mblidhet për ndryshime të mëdha. "Ne si Bashkim Evropian duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e bëjmë të pamundur për veten tonë të veprojmë", paralajmëroi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos