
Të dërguarit e Bordit të Paqes së Presidentit amerikan Donald Trump, u takuan me përfaqësues të Hamasit në Kairo në një përpjekje për të ruajtur armëpushimin në Gaza, mes tensioneve në rritje për shkak të luftës në Iran.
Takimi i zhvilluar në fundjavë është i pari i raportuar publikisht që kur SHBA dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit.
Pas bisedimeve, Izraeli njoftoi të dielën se do të rihapë shpejt kalimin e vetëm për këmbësorët midis Gazës dhe Egjiptit, i mbyllur që prej nisjes së fushatës bombarduese me Iranin. (A2 Televizion)