
Izraeli paralajmëroi qytetarët e shpërngulur libanezë sipas urdhërave të IDF, se nuk do të jenë në gjendje të kthehen në shtepitë e tyre derisa të garantohet siguria e izraelitëve që jetojnë pranë kufirit.
Paralajmërimi nga ministri i Mbrojtjes në vend erdhi teksa trupat izraelite avancuan me tej në zona të tjera të Libanit jugor mes intensifikimit të fushatës kundër Hezbollahut, shkruan A2.
Ai e përshkroi ofensivën e fundit si të kufizuar dhe shënjestruar, duke refuzuar të sqarojë se sa thellë do të hynin në Liban.
Operacioni nisi pasi ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ushtria ishte urdhëruar të zgjerojë fushatën.
Ai më vonë paralajmëroi se vendi do të përballej me humbje territoriale dhe dëme në infrastrukturë nëse Hezbollah nuk çarmatosej.
Të premten, ushtria sulmoi një urë në Libanin jugor. Mbi 800 persona janë vrarë në Liban që prej fillimit të luftës e gati 900 mijë janë shpërngulur. (A2 Televizion)