Rrëzimi i Assad, emërohet kryeministri i përkohshëm i Sirisë, njihuni me Mohamed al Bashir

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 14:13 | Bota

Rrëzimi i Assad, emërohet kryeministri i përkohshëm i

Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane, është raportuar.

Sipas mediave të huaja, një deklaratë televizive siriane ka njoftuar se al Bashir do të mbajë këtë rol deri më 1 mars 2025.

Mohamed al Bashir do të drejtojë qeverinë e shpëtimit të udhëhequr nga rebelët, të cilët përmes një ofensive të shpejtë, mësynë në Damask dhe rrëzuan regjimin e diktatorit Bashar Al Assad.

Qeveria e Shpëtimit Kombëtar tashmë kishte qeverisur pjesë të Sirisë veriperëndimore dhe Idlib, shkruan A2 CNN.

Bashir është një ish-inxhinier dhe ka kualifikime të shumta që përfshijnë inxhinieri, ligj dhe planifikim administrativ, sipas The New Arab.

Një CV e publikuar nga Qeveria e Shpëtimit thuhet se ai la punën e tij në 2021 për t'u bashkuar me "rradhët e revolucionarëve në fushën ushtarake". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos