Rrëzimi i avionit me rreth 250 pasagjerë në bord, reagon Presidenti Begaj: Jam thellë i trishtuar!

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 16:01 | Bota

Rrëzimi i avionit me rreth 250 pasagjerë në bord, reagon

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas aksidentit ajror në Indi, ku një avion me rreth 250 persona në bord, i cili ishte nisur drejt Londrës, është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Begaj tha se ishte thellësisht i trishtuar nga lajmi, teksa u shprehu ngushëllimet e tij në emër të vendit tonë familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë.

Begaj shkroi gjithashtu se në këtë moment të dhimbshëm, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me të gjithë të prekurit, shkruan A2 CNN.

“Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit”, ka shkruar Begaj në rrjetin social ‘X’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos