Rusia kundërpërgjigjet, 11 viktima dhe 35 të plagosur nga sulmi rus në supermarket

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 15:28 | Bota

Rusia kundërpërgjigjet, 11 viktima dhe 35 të plagosur nga sulmi

Së paku 11 persona janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një supermarket në një qytet në rajonin lindor Donjeck të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, njoftoi në Telegram për numrin e rritur të viktimave. Më herët, Zelensky tha se “Rusia do të mbahet përgjegjëse për këtë terror dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që bota të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën për t’u mbrojtur dhe për t’i shpëtuar njerëzit tanë”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tymin e zi duke dalë nga objekti i supermarketit. Shërbimet emergjente janë duke vazhduar operacionet për shpëtim.

Rajoni i Donetsk është njëra prej zonave ku zhvillohen luftimet më të ashpra midis Rusisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos