Rrëzohet avioni me pasagjerë, vetëm një i mbijetuar

Nga A2 CNN
29 Janar 2025, 21:19 | Bota

Rrëzohet avioni me pasagjerë, vetëm një i mbijetuar

20 persona humbën jetën pas përplasjes në tokë të një avioni me pasagjerë në Sudanin e Jugut.

Avioni i vogël u rrëzua ndërsa po ngrihej pranë një fushe nafte për të fluturuar në aeroportin ndërkombëtar në Juba.

Sipas ministrit të informacionit fluturimi ishte prenotuar nga firma kineze e naftës Greater Pioneer Operating Company dhe kishte 21 persona në bord, duke përfshirë dy pilotë.

“Në bord ishin 21 persona… ka vetëm një të mbijetuar”, informoi ministri, duke shtuar se avioni u rrëzua 500 metra larg aeroportit.

Autoritetet lokale konfirmuan se të gjithë pasagjerët ishin punonjës të GPOC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos