
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa përplasjet mes Iranit dhe Izraelit, me përfshirjen indirekte të Shteteve të Bashkuara, po shtojnë frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.
Dituata është përkeqësuar pas sulmeve dhe kundërpërgjigjeve mes palëve, ndërsa SHBA ka shtuar praninë ushtarake dhe presionin diplomatik ndaj Teheranit. Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar Iranin për pasoja të rënda nëse vijon me veprime që cenojnë interesat e tyre dhe aleatëve në rajon.
Nga ana tjetër, Irani ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Izraelit, duke paralajmëruar kundërpërgjigje dhe duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga pozicionet e tij. Tensionet lidhen edhe me sigurinë e furnizimeve energjetike, veçanërisht në zonën e Kanalit të Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës. (A2 Televizion)