Rritet bilanci i tragjedisë në Kinë, 41 viktima nga rrëshqitja masive e dheut në Chongqing

Nga A2 CNN
28 Korrik 2026, 22:59 | Bota

Rritet bilanci i tragjedisë në Kinë, 41 viktima nga

Bilanci i viktimave nga rrëshqitja masive e dheut që goditi qytetin Chongqing, në jugperëndim të Kinës, ka shkuar në 41, sipas autoriteteve dhe mediave shtetërore kineze.

Numri i ri i viktimave u konfirmua pas analizave të ADN-së të kryera mbi mbetjet njerëzore të gjetura gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonën e prekur.

Fillimisht, autoritetet raportuan 11 viktima dhe rreth 50 persona të zhdukur. Në përditësimin më të fundit nuk është bërë publike një shifër e re për personat që rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit kanë vijuar punën në terren, ku ditët e fundit kanë zbuluar një autobus të vogël të mbuluar nga dheu, si edhe mbetje njerëzore mes rrënojave.

Tragjedia ndodhi mëngjesin e 17 korrikut, kur një punëtor vuri re rënien e shkëmbinjve dhe njoftoi autoritetet. Banorët nisën evakuimin e zonës, por gjatë operacionit ndodhi rrëshqitja masive e dheut, e cila shkatërroi të paktën 10 ndërtesa dhe dhjetëra automjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos