“Larg duart nga Skrapari, do ju dënojë Baba Tomorri”, Qafoku: Ai pelegrinazh ka 3000 vjet

Nga A2 CNN
28 Korrik 2026, 22:33 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku u shpreh kundër shkrirjeve të bashkive të rrethit të Skraparit në kuadër të Reformës së re Territoriale.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Qafoku u shpreh se pushteti duhet t’i mbajë duart larg nga Skrapari, pasi ka 3 mijë vjet pelegrinazh në malin e Tomorrit.

Për ato dy bashkitë e Skraparit, baba Tomorri pastaj do t’i dënojë! Larg duart nga Skrapari. Kështu ju them. Ka 3 mijë vjet ai pelegrinazhi atje”, tha Qafoku.

Më herët gazetari ngriti shqetësimin për faktin që në rrethin e Skraparit nuk është bërë asnjë rrugë e re që në kohën e diktaturës komuniste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos