Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e “AKSHI”-t, është arrestuar në Francë. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pasi ndaj tij është lëshuar masa "arrest me burg" nga Prokuroria e Posaçme.
Raporohet se Ermal Beqiraj u arrestua në Normandi, në veri të Francës, pasi u konstatua duke fluturuar me një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly. Mediet raportojnë se ai kishte zbritur nën lartësinë minimale të lejuar në këtë zonë të konsideruar të sigurisë së lartë. Lajmin e ka publikuar "Le Journal du Dimanche" që duke cituar autoritetet zyrtare, shton se menjëherë nisën proceduar e sigurisë ndërsa Forcat Ajrore ngritën një avion për ta inerceptuar.
Beqiraj ka në pronësi kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta. Ermal Beqirit i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes të cilave truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjet. (A2 Televizion)