Rrjedhin tonelata nafte në Norvegji, dyshohet për sabotim në stacionin e transformatorëve

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 08:10 | Bota

Rrjedhin tonelata nafte në Norvegji, dyshohet për sabotim në

Rreth 60,000 ton naftë kanë rrjedhur në një stacion transformatorësh pranë Oslos të dielën, pasi u raportua se ambientet ishin thyer.

Të hënën, policia norvegjeze tha se po hetonte thyerjen në stacionin e transformatorit të energjisë elektrike të pashfrytëzuar në komunën Bærum të Norvegjisë.

Një pjesë e gardhit që rrethonte ambientet ishte prerë dhe mbulesa në fund të transformatorit u zhvidhos dhe u la e hapur. Operatori kombëtar i rrjetit energjetik Statnett beson se incidenti ishte një akt sabotimi i qëllimshëm.

"Duket se dikush ka thyer dhe ka hequr një mbulesë në transformator dhe e ka lënë të hapur, duke shkaktuar derdhjen e një sasie të konsiderueshme vaji," tha Thomas Fennefoss, Menaxher i Projektit në Statnett.

Megjithatë, autoritetet policore në një deklaratë thanë se aktualisht nuk kanë prova konkrete për ta konfirmuar këtë.

Nafta, e dëmshme për mjedisin, por jo për njerëzit, arriti në lumin Sandvikselva pranë stacionit. Një pjesë e naftës ka depërtuar edhe nën tokë.

Richard Kongsteien, Menaxher i Komunikimit për bashkinë Bærum, tha se po bëhen përpjekje për të minimizuar ndikimin në mjedis. Barrierat e naftës dhe absorbuesit janë vendosur për të frenuar dhe pastruar derdhjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos