Rrugët shndërrohen në lumenj, përmbytjet vdekjeprurëse përmbytin Pekinin

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 07:29 | Bota

Rrugët shndërrohen në lumenj, përmbytjet vdekjeprurëse

Të paktën 30 persona kanë vdekur në Pekin, ndërsa Kina veriore po përjeton ditë të tëra shirash të rrëmbyeshëm dhe përmbytjesh. Numri më i madh i viktimave thuhet se u regjistrua në distriktin Miyun, në verilindje të Pekinit, shkruan A2 CNN.

Autoritetet në kryeqytetin e Kinës kanë zhvendosur mbi 80,000 njerëz, ndërsa parashikohen reshje të reja shiu për të martën. Rreth 130 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike dhe dhjetëra rrugë janë bllokuar.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë ujërat ngjyrë kafe të përmbytjeve që përshkojnë komunitetet e banimit, duke rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike dhe duke i kthyer rrugët në lumenj në Miyun.

Dhjetëra rrugë janë dëmtuar, duke i komplikuar  përpjekjet e shpëtimit, dhe në më shumë se 100 fshatra më të vogla dhe më rurale, reshjet e shiut kanë ndërprerë edhe energjinë elektrike.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar përpjekje të gjithanshme kërkim-shpëtimi për të parandaluar më shumë viktima, përcjell A2 CNN.

Pekini njihet me mot ekstrem të lagësht, veçanërisht në këtë kohë të vitit. Përmbytjet në korrik të vitit 2012 vranë 79 persona, numri më shkatërrues deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos