Rubio: Kërkojmë denuklearizimin e Iranit në marrëveshjen përfundimtare

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 17:12 | Bota

Rubio: Kërkojmë denuklearizimin e Iranit në marrëveshjen

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka dhënë detaje të reja mbi negociatat me Iranin.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Rubio përsëriti qëndrimin e SHBA-ve se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur dhe se anijet vazhdojnë të kalojnë në të. 

Megjithatë, ai tha se Uashingtoni po punon për një marrëveshje që do të mundësojë kalimin e sigurt të më shumë anijeve në këtë rrugë ujore.

“Mendoj se po zhvillohet një bisedë dhe një negociatë, ku ne jemi të përfshirë, mes Iranit dhe Omanit, për mënyrën se si në afat të shkurtër më shumë anije mund të kalojnë në mënyrë të sigurt, ndërsa ecim drejt bisedimeve afatgjata për denuklearizimin e Iranit”, tha Rubio.

Ai shtoi se “denuklearizimi i Iranit” është “marrëveshja përfundimtare” që synon të arrihet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos