SHBA drejt shterimit të raketave me rreze të gjatë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 16:50 | Bota

SHBA drejt shterimit të raketave me rreze të gjatë

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur pothuajse të gjitha rezervat e tyre të raketave të avancuara me rreze të gjatë veprimi pas pesë muajsh përballje ushtarake me Iranin, duke ngritur shqetësime në Uashington për nivelin e gatishmërisë së ushtrisë amerikane.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, ushtria amerikane ka konsumuar “pothuajse të gjitha” raketat tokë-tokë ATACMS dhe raketat sulmuese me precizion të lartë PrSM. Numri i saktë i raketave të mbetura në magazinat amerikane nuk është bërë publik.

Mungesa prek kryesisht rezervat e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), e cila drejton operacionet amerikane në Lindjen e Mesme. Për të përballuar situatën, sipas burimeve, komandës i janë dërguar raketa nga njësi të tjera amerikane, shkruanA2CNN. 

Raketat me rreze të gjatë veprimi konsiderohen një komponent kyç i luftës moderne, pasi lejojnë goditje precize ndaj objektivave strategjikë nga distanca të mëdha, duke reduktuar ekspozimin e forcave në terren.

Sistemet ATACMS kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe në luftën në Ukrainë, ndërsa raketat PrSM janë zhvilluar si gjenerata e re që do t’i zëvendësojë ato, me një rreze veprimi më të madhe.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos