Kërkesa për sekuestrimin e ndërtesës në pronësi të Suel Çelës në Verona të italisë, ka bërë që në shtetin përtej adriatikut të ngrihet një padi ndaj ish-drejtuesit të SPAK altin Dumani. Lajmin e ka bërë të ditur L’Arena, e cila pasqyron dhe procedimin e nisur në Shqipëri për trafikun e lëndëve narkotike.
Pak orë pas publikimit të materialit prokuroria e posaçme ka reaguar zyrtarisht ku shprehet se padia është bërë nga babai i Suel Çelës, Petrit Çela, për veprën penale të “shpifjes”.
Në reagim SPAK shprehet se këto veprime kanë pasur prapavijë për të krijuar konflik interesi në hetimet që po zhvillohet në shqipëri. Me këtë argument, siç thuhet në deklaratë, pala synon të kërkojë përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga dosja, ku të pandehur janë djemtë e tij.
Madje më tej shtohet se janë bërë veprime konkrete, por kërkesa është rrëzuar më 19 qershor 2026.
SPAK sshton se Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale në Itali dhe Shqipëri dhe roli i tij është kufizuar vetëm në nënshkrimin institucional të dokumenteve për krijimin e Skuadrës së Përbashkët Hetimore, me nismë të autoriteteve italiane.
Sipas SPAK, Dumani ka marrë dijeni për ekzistencën e kallëzimit në Itali vetëm në muajin maj 2026, pasi Prokuroria e Veronës kishte paraqitur tashmë kërkesën për arkivimin e procedimit. Prokuroria e Posaçme vlerëson se kronologjia e ngjarjeve tregon një lidhje të drejtpërdrejtë mes kallëzimit në Itali dhe interesit të Petrit Çelës për të larguar prokurorin nga dosja ku procedohen dy djemtë e tij. (A2 Televizion)