Rusia lëshoi qindra dronë e dhjetëra raketa kundër Ukrainës këtë të shtunë, në sulmin e 4 të madh gjatë këtij muaji, duke shënjestruar qytete perëndimore. Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Moska kishte lëshuar gati 600 dronë dhe 26 raketa, duke vrarë dy persona në qytetin e Chernivtsi në kufi me Rumaninë, duke plagosur 20 të tjerë e duke dëmtuar infrastrukturën civile nga Harkivi në Sumi në veri lindje tek Lvivi e Lutsku në Perëndim.
Siç thuhet njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase, rrëzuan 25 raketa dhe 319 dronë Shahed, e po ashtu bllokuan mbi 250 dronë të tjerë me pajisje elektronike. Zelenski bëri thirrje për ashpërsim të sanksioneve kundër Rusisë dhe për më shumë ndihma për Ukrainën.
“Ritmi i sulmeve ajrore të Rusisë kërkon vendime të shpejta dhe tani mund të frenohet nga sanksione..Kjo luftë mund të ndalet vetëm përmes forcës. Ne presim jo vetëm sinjale nga partnerët tanë, por edhe veprime që do të shpëtojnë jetë”, tha Zelensky.
Ky është i fundit në serinë e sulmeve masivë ajrore të Rusisë gjatë javëve të fundit, e cila ka intensifikuar ndjeshëm fushatën agresiv ndaj Ukrainës që prej qershorit. Misioni monitorues i të drejtave të njeriut të OKB në Ukrainë tha se në qershor kishte vënguar numrin më të lartë mujor të viktimave civile në3 vite, me 232 të vrarë e 1343 të plagosur.
Në valën fundit të bombardimeve, dëmet më të mëdha I pësuan qytetet perëndimore të Lviv, Lutsk, dhe Chernivtsi vetëm 40 km larg Rumanisë, ku u shënuan edhe dy viktima, një grua 26-vjeçare dhe një 43-vjeçar. Zjarre shpërthyen rreth qytetit dhe godina banimi e ndërtesa të tjera u dëmtuan.
Në qytetin e Lviv në kufi me Poloninë, 46 shtëpi, një godinë universitare dhe një gjykatë u dëmtuan në sulm. Intensifikimi i sulmeve ka zemëruar presidentin Trump, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj Putinit kohët e fundit dhe është zotuar të dërgojë më shumë armatime mbrojtëse për Kievin. (A2 Televizion)