Zbulohet vendndodhja e shtëpisë së Shekspirit në London

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 20:25 | Bota

Zbulohet vendndodhja e shtëpisë së Shekspirit në London

Një zbulim i rastësishëm në arkivat e Londrës ka bërë të mundur identifikimin për herë të parë të vendndodhjes së saktë të shtëpisë së dramaturgut të njohur Ëilliam Shakespeare.

Studiuesja Lucy Munro nga King’s College London gjeti një plan të vitit 1668, që zbulon jo vetëm pozicionin, por edhe madhësinë dhe strukturën e banesës në zonën historike të Blackfriars.

“Ishte një surprizë vërtet e këndshme”, tha ajo, duke shpjeguar se informacioni doli në dritë kur gjeti një plan të distriktit, që daton nga viti 1668, gjatë kërkimeve për një projekt mbi teatrot lokale në Arkivat e Londrës.

Zbulohet vendndodhja e shtëpisë së Shekspirit në London

Shtëpia rezulton të ketë qenë në formë “L”, pjesërisht mbi një portë hyrëse, dhe e rrethuar nga ndërtesa të tjera si taverna “Sign of the Cock”. Ajo ishte mjaftueshëm e madhe për t’u ndarë në dy njësi banimi.

Zbulimi hedh dritë mbi jetën e Shekspirit në vitet para vdekjes së tij në 1616 në moshën 52-vjeçare, duke sfiduar idenë se ai ishte tërhequr nga Londra pas djegies së Globe Theatre në vitin 1613. Sipas studiuesve, blerja e kësaj prone pranë teatrit tregon se ai vijonte të ishte aktiv në jetën profesionale në kryeqytet.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos