Zyrtarë rusë bën me dije se i kishin kërkuar përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, një ditë më parë gjatë një takimi në Stamboll, të rivendosnin lidhjet e tyre ajrore të ndërprera për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjithashtu mësohet se palët kanë diskutuar edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të shumta në marrëdhëniet e tyre, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
“Konkretisht, pala amerikane u ftua të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së lidhjeve direkte ajrore ”, thuhet në deklaratë.
Ky takim në Turqi, një ilustrim i rifillimit të kontakteve mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, u fokusua në lehtësimin e punës së ambasadave të tyre përkatëse, një hap në rivendosjen e marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit. (A2 Televizion)