Dronët rusë vranë të paktën dy persona dhe plagosën 5 të tjerë në një sulm të vazhdueshëm në qytetin ukrainas të Odesës.
Guvernatori i rajonit, Oleh Kiper shprehet se ndërtesa të larta banimi, një supermarket dhe një shkollë u dëmtuan si pasojë e këtij sulmi.
Diku tjetër në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv tha se një dron kishte goditur një stacion benzine në qendër të qytetit dhe shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin e Sumy-t.
"Armiku po sulmon Odesën me dronë sulmues. Ka dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile, veçanërisht në banesa", shkroi Kiper.
Odesa, një qytet port me rëndësi strategjike në Detin e Zi, ka një popullsi prej rreth një milion banorësh. Ajo është sulmuar vazhdimisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Sulmi i fundit vjen ndërsa SHBA- të nënshkruan një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve. (A2 Televizion)