Rutte përpiqet të zbusë Trump: SHBA do ta mbrojë Europën në rastin e një sulmi!

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 15:29 | Bota

Shefi i NATO-s Mark Rutte u përpoq të zbuste presidentin amerikan, duke mos ja kursyer lëvdatat dhe tonet e buta, teksa mbronte argumentin se rastet e aleatëve të cilët hezituan të mbështesnin SHBA në luftën me Iranin ishin të izoluara. Ai vlerësoi gjithçka që Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte bërë me Iranin. Dua ta bëj shumë të qartë sa e rëndësishme është ajo që po bëni për Iranin.

Së pari, bëhet fjalë për kapacitetin bërthamor që Irani po përpiqej të siguronte, dhe kjo do të ishte një kërcënim për rajonin. Do të ishte një kërcënim për gjithë botën. Megjithatë “marrja me te mira” nga Rutte nuk e pengoi Trumpin të ritheksonte zhgënjimin ndaj aleatëve transatlantikë, që siç tha nuk e mbështetën në luftën me Iranin.

“U zhgënjyem. Nuk kishim nevojë fare për ndihmë në këtë. E shkatërruam Iranin praktikisht në javën e parë, por do të kishte qenë mirë nëse ata do të kishin thënë: ‘Do të donim të ndihmonim”.

Nga ana e tij Rutte u kujdes të theksonte se 4 deri në 5 mijë avionë amerikanë ishin nisur nga bazat europiane gjatë luftës. Pas takimit ai u tha gazetarëve se Trump ishte plotësisht i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake, duke garantuar se Uashingtoni do ta mbrojë me patjetër Europën në rastin e një sulmi.

Vizita e Rute në Shtëpinë e Bardhë synonte zbutjen e tensioneve me aleatin kryesor në prag të samitit qe do të zhvillohet në Ankara, më 7 dhe 8 korrik. Trump ka qenë gjithmonë e më kritike ndaj shteteve anëtare dhe ka njoftuar reduktim të pranisë ushtarake në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos