Rutte ultimatum Zelenskit: Rregullo marrëdhëniet me Donald Trump

Nga Erjon Dervishi
2 Mars 2025, 09:03 | Bota

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Mark Rutte ka tentuar të ulë tensionet pas debatit mes Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump. Në një reagim për mediat, Rutte kërkoi nga Zelenskyy të qetësojë tonet ndaj Trump dhe ti jetë mirënjohës për ndihmën ushtarake. Ndërkohë, Rutte kërkoi edhe nga Europa rritje të shpenzimeve ushtarake.

"Mendova se ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq. Unë pata kontakte me Zelenskiy disa herë për këtë dhe thashë, 'do të duhet të shihni se si do të rindërtoni marrëdhëniet tuaja përsëri me amerikanët dhe me presidentin amerikan. Sepse ne duhet të ecim përpara së bashku. Ajo që i thashë Zelenskyt është, "shiko çfarë ka bërë Trump në të kaluarën". Ai i vuri në dispozicion Javelin në 2019. Ukraina nuk kishte asnjë shans kundër rusëve në shkurt 2022, sepse Evropa nuk kishte dhënë asgjë. Presidenca e Trumpit, duhet të marrë meritat. Po ashtu kam pasur një telefonatë të gjatë me presidentin Trump të enjten dhe shumë kontakte me qeverinë amerikane kur bëhet fjalë për NATO-n. (Ata tregojnë) përkushtim total, total. Gjithashtu për nenin 5, artikulli që thotë se sulmi ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Por (ata gjithashtu kanë) pritshmëri. Dhe pritshmëria është se, djema në Evropë, ju ngeleni mbrapa përsa i përket pagesave, është e drejtë nëse Europa paguan më shumë se tani”. Ajo që ai (Trump) po përpiqet të bëjë është të arrijë paqen në Ukrainë. Ajo që ai ka bërë është ta bëjë atë hapje drejt Rusisë. Mendoj se ishte një hap i mirë. Edhe kjo duhej të ndodhte do të ndodhte herët apo vonë. Tani duhet të sigurohemi që të punojmë shumë mirë së bashku”, deklaroi Rutte, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos