Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të “kujdesen për Kubën”, duke e cilësuar qeverinë komuniste të ishullit si “shumë të ashpër” dhe “shumë të keqe”. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai nënvizoi se vendi është drejt kolapsit.
Administrata e tij vendosi sanksione ndaj presidentit të Kubës, Miguel Diaz-Canel. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se departamenti po ndjek dhe godet ata që ndihmojnë përpjekjet e regjimit për të destabilizuar SHBA-të apo që prekin sigurinë kombëtare.
Sanksionet e reja prekin gjithashtu djalin dhe nipin e ish presidentit Raul Castro, bashkë me gruan e Diaz-Canel. Marco Rubio shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që “negociojnë situatën” që e vendosë Kubën në rrugën drejt demokracisë. (A2 Televizion)