“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit të Denverit, evakuohen pasagjerët

Nga A2 CNN
9 Maj 2026, 19:54 | Bota

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në

Një avion i “Frontier Airlines” goditi për vdekje një person, i cili ndodhej në pistë, pasi kishte kaluar vijën e perimetrit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA, shkruan A2CNN.

Në audion e kontrollit ajror u regjistrua piloti i kullës së kontrollit, i cili tha: “Sapo goditëm dikë”, duke ndaluar mandej nisjen e fluturimit me numër 4345.

Tymi mund të shihej në kabinën e "Airbus A321", por Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit e shuajti shpejt zjarrin. Të 224 pasagjerët në bord u evakuuan.

"Jemi thellësisht të trishtuar nga kjo ngjarje", shtoi linja ajrore. Dymbëdhjetë pasagjerë në aeroplan raportuan lëndime të lehta nga incidenti, tha aeroporti.

Pesë nga pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë, sipas autoriteteve të aeroportit.

Autoritetet thanë se fluturimi i Frontier Airlines po nisej për në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit rreth orës 23:00 sipas orës lokale, kohë kur ndodhi incidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos