Ushtria izraelite edhe një herë ka publikuar pamje të sasisë rekord të armatimeve, furnizime të konsiderueshme, që i janë sekuestruar militantëve të Hamas, gjatë sulmeve të 7 tetorit në Izrael.
Bëhet fjalë për armatime të rënda, siç janë granatat termo-barike, raketa e mitraloza e armë për përdorim masiv.
Kjo është hera e dytë që forcat izraelite të mbrojtjes publikojnë pamje të armëve të Hamas, për të treguar rëndësinë e sulmit të 7 tetorit dhe përgatitjet e militantëve palestinezë, për një sulm që do të ishte i shtrirë në kohë.
Dhe gjatë kontrollit të territorit izraelit, gjenden vazhdimisht armë, të fshehura në tokë e banesa.
(A2 Televizion)