Zelensky: Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE mund të merret këtë vit

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 22:03 | Bota

Zelensky: Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që vendimi për anëtarësimin në BE të merret tashmë këtë vit. Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në profilet e tij në rrjetet sociale. "Kufijtë e Bashkimit Evropian do të jenë kufijtë e kontinentit evropian. Dhe nuk do të ketë 'zonë gri'! Gjenerata jonë politike mund ta sigurojë këtë dhe jam i sigurt: nuk do të humbasim një moment kaq të veçantë", thuhet në mesazhin e liderit ukrainas.

Ai u shpreh i bindur se Ukraina do ta bëjë Evropën më të fortë, pavarësisht ngjarjeve në botë.

“Kam besim se Ukraina do ta bëjë Evropën tonë më të fortë se kurrë dhe ne po punojmë sa më shumë që të mundemi për të siguruar që asnjë pengesë të mos mbetet për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Pavarësisht se si zhvillohen ngjarjet në botë, te partnerët tanë në Amerikë dhe gjetkë, uniteti do të mbizotërojë. Vetëm me një Evropë bashkëpunuese kontinenti ynë është i aftë të mbrojë jetët njerëzore si në Evropë ashtu edhe në mbarë botën”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos