Sekretari Amerikan i Thesarit: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

Nga A2 CNN
6 Korrik 2025, 19:35 | Bota

Sekretari Amerikan i Thesarit: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant, tha të dielën se nëse nuk ka marrëveshje me vendet e tjera në ditët në vijim, tarifat deri në 50% të shpallura në prill nga Donald Trump dhe të shtyra për të lënë kohë për negociata do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Afati i 9 korrikut për vendosjen e këtyre tarifave ndëshkuese ishte në fuqi deri të premten kur Donald Trump sqaroi se vendet do të fillonin të paguanin nga 1 gushti.

I pyetur se çfarë do të ndodhte të mërkurën, Scott Bessant i tha CNN: “Do të jemi shumë të zënë gjatë 72 orëve të ardhshme.”

Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë duke thënë se nëse gjërat nuk avancojnë, atëherë më 1 gusht, ato do të kthehen në formë bumerangu te tarifat e 2 prillit”, shpjegoi Sekretari i Thesarit të SHBA-së.

Kështu që mendoj se do të shihni shumë marrëveshje shumë shpejt”, tha ai, duke parashikuar se “do të ketë shumë njoftime të rëndësishme në ditët në vijim pavarësisht rezistencës së lartë”.

Duke përmendur Bashkimin Evropian si shembull, Bessant shtoi se “strategjia amerikane është të ushtrojmë presion maksimal”.

“Bashkimi Evropian ishte shumë i ngadaltë për t’u ulur në tryezën e negociatave. Deri tre javë më parë, të premten në mëngjes, Presidenti Trump kërcënoi me tarifa prej 50%. Në orët e ardhshme, pesë udhëheqës evropianë e telefonuan atë dhe Ursula von der Leyen e telefonoi gjithashtu. BE-ja po bën përparim shumë të mirë”, deklaroi ai.

Sipas Scott Bessant, rreth njëqind letra do t’u dërgohen vendeve të vogla “me të cilat kemi shumë tregti”, por administrata po “përqendrohet në 18 marrëdhënie të mëdha që përbëjnë 95% të deficitit tonë tregtar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos