“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë", teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Nga A2 CNN
6 Korrik 2025, 20:38 | Aktualitet

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve, Justinian Topulli.

Ai hodhi dyshime për marrëdhënien tepër të afërt të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve me seli në Tiranë, me Tel Avivin zyrtar gjatë viteve, dhe theksoi se Izraelit i duhet një model për t’i treguar botës së nuk ka problem me myslimanët, pavarësisht konflikteve në Lindjen e Mesme.

“Ajo që unë dyshoj dhe kam bindjen më të madhe, duke gjurmuar edhe pak edhe situatën gjeopolitike. Ky nuk është projekti  i Ramës. Ky është projekt që i ka ardhur Ramës nga jashtë. Për vetë faktin që ka kohë që punohet për të. Unë dyshoj dhe besoj se një nga ata të interesuarit është Izraeli në mes. Për arsyet pse: ‘Nëse ti shikon marrëdhëniet që ka pasur shteti i Izraelit me Kryegjyshatën e Bektashianëve gjatë gjithë këtyre viteve, është një marrëdhënie e paprecedentë e afrimit me ta. Që të vë në pikëpyetje se çfarë qëndron pas tyre. Kjo e para. E dyta: Izraeli ka një problem në Lindjen e Mesme me myslimanët aty. Gjithmonë atakohet, akuzohet se nuk i do myslimanët dhe i persekuton, i diskriminon, çka edhe shikohet, Nuk ka nevojë të argumentohet. Tani ai kërkon një retorikë pak më ndryshe, për të thënë që unë nuk kam probleme me myslimanët dhe ata nuk kanë problem me mua. Dhe atij i duhet një model, me të cilin të sillet dhe ata të sillen me të. Pra ta pranojnë atë”, tha Topulli në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos